Ish sekretari i Alternativës për Ndryshim, njëherit këshilltar në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Preshevës, Altin Boriçi, së fundmi ka komentuar unifikimin e partive serbe në Bujanoc për zgjedhjet lokale në një listë të përbashkët.
Sipas Boriçit, unifikimi i partive serbe në listë të përbashkët për zgjedhjet lokale në Bujanoc, është pasojë e politikave që po i ndjek Vetëvendosje dhe Kurti në raort me Luginën dhe në bashkëpunim me LVD-në.
“Unifikimi i serbeve ne Bujanoce vjen si pasoje e politikes se Vetvendosjes karshi Lugines, jo për ndihmat financiare po për përfshirjen direkte duke e bërë PVD-në degë të saj.” ka shkruar mes tjerash Boriçi në llogarinë e tij në facebook.
Ai ka shkuar tutje duke thënë se liderët e mëhershëm kosovar kanë parë modelin e ke qtë Serbisë dhe implikimit në veri të Kosovës, dhe kanë kursyer Luginën nga influenca direkte e tyre përmes kordinimit të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, duke folur për Rugovën dhe Thaçin.
Derisa ka akuzuar Kurtin se e ka shndërruar PVD-në në deg të Vetëvendosjes, Boriçi ka aluduar se Kurti po vendos kush bëhet kryetar, kush shkarkohet nga pozita dhe kush emrohet.
Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Boriçit, të publikuar në llogarinë personale në rrjetin shoqëror Facebook:
Unifikimi i serbeve ne Bujanoce vjen si pasoje e politikes se Vetvendosjes karshi Lugines, jo për ndihmat financiare po për përfshirjen direkte duke e bërë PVD-në degë të saj. Për 20 vite serbet ne Bujanoce nuk kane qene te unifikuar dhe Lugina e Presheves s’ka qene kurrë vegël sikur Veriu i Kosovës dhe kjo fal krerëve Kosovar të cilët në këtë form na kanë rujt duke qenë në kordinim të vazhdueshem me ndërkombëtarët por jo te implikuar direkt.
Seriozisht po mendoni që Dr Ibrahim Rugova s’ka pas mundësi me shtru ndikimin e vet në Preshevë viteve 90 ? Seriozisht po mendoni që Hashim Thaqi s’ka pas mundësi pas luftes me caktu takime me perfaqesuesit politik dhe me i caktu kush bëhet Kryetar apo kush shkarkohet e ngarkohet sikur sot Albin Kurti ? Ata e kane parë modelin e keq të qeverisë serbe në veri dhe kanë rujt qytetarin e Preshevës duke mos u perzi kok e kemb por duke i lënë të lirë n’vendimet e veta.