Bletarët e Preshevës cilsojnë si të pamjaftueshme ndihmën financiare nga Komuna e Preshevës

Komuna e Preshevës ka hapur konkurs për të përkrahur financiarisht të bletarët aktiv në Preshevë.


Komuna e Preshevës ka hapur thirrjen përmes të cilës do të përkrahë financiarisht bletarët aktiv, të cilët kanë të regjistruar ekonominë bujqësore në Regjistrin e Ekonomive si dhe të kenë vendqëndrim në territorin e komunës së Preshevës, duke përjashtuar ekonomitë bujqësore të cilat janë të regjistruara pas datës 14.03.2023.

Këtë vit janë paraparë rreth 2 milion dinarë ose 17 mijë euro që Komuna e Preshevës do të i shpërndajë tek bletarët për të inkurajuar punën e tyre. Por nëse numri i atyre që konkurojnë për subvencionet në fjalë kalon numrin 40, atëherë shuma që pretendohet të marrë një aplikues bie në 45 mijë dinarë ose rreth 380 euro.

Kjo gjë nuk po i pëlqen njërit prej bletarëve aktiv në komunën e Preshevës. Sipas Adnan Jusufit, bletar aktiv në Preshevë, shuma maksimale që munden të përfitojnë bletarët nga ky program është e pamjaftueshmë për të ushtruar veprimtarinë e tyre.

’’ E gjitha kjo varet nga numri i pjesëmarrësve në konkurs, sepse sa më i madh të jet numri i konkuruesve aq më e vogel është shuma që do te ndahet për një bletarë. Kjo ndihmë do të ishte shumë e rëndësishme sikur ndarja të behej me një rotacion, që do të thotë që çdo vit të perfitojnë numër më i vogël i bletarëve, por shumë më të madhe, përmes së cilës do të kishte mundësi më të madhe investimi dhe avancimi të prodhimit.” vlerëson Jusufi për PreshevaPRESS.

Jusufi mendon se shpërndarja e subvencioneve të Komunës së Preshevës duhet të bëhet në koordinim me shoqatën e bletarëve në Preshevë, me çrast mjetet e parapara të shpërndahen do të kishin për për prioritetet nevojat për investimet e bletarëve çdo sezonë.

“Ketu kam parasysh që bletarët që fitojnë psh këtë vit të mos kenë mundesinë e konkurimit vitin tjeter, por t’i lihet radha bletarëve të tjerë në vitin tjeter. Kjo do te arrihej shumë më lehtë nëse shoqata e bletareve që funskionon në territorin e komunes së Presheves të koordionohej me instancat përgjegjëse në komunë dhe të behej nje plan i shpërndarjes së subvencioneve çdo vit nga antarët e shoqatës, të cilët janë aktiv në shoqatë.” ka thënë Adnan Jusufi për PreshevaPRESS.

Është më se e nevojshmë një investim më serioz në realizimin e punimeve në bletari, pasi sipas Jusufit aktivitetet e tyre rajonale sjellin një arsye më shumë për ta njohur Preshevën si qytet dhe për punën e bletarisë serioze që kryejnë bletarët në Preshevë.

’’Si bletarë kemi marr pjesë në panaire të ndrsyhme dhe gjithashtu edhe në konkurse të ndryshme ndërkombetare, duke fituar një herë bletën e artë në Tuzla të Bosnje Hercegovinës në vitin 2021, si dhe dy herë kemi fituar medaljen e artë në konkursin e mbajtur në Tetovë, Maqedoni e Veriut, në vitet 2019 dhe 2020. Për momentin numerojmë 84 koshere me bletë dhe synojmë që të rrisim numrin e bleteve dhe të shtojmë cilesinë e prodhimit të mjaltës. Në kuader të aktivitetit tonë, përveç mjaltës prodhojmë edhe qumësht blete për klientët tanë si dhe bëjmë rritjen e mbretëreshave për nevojat tona’’ përfundon Jusufi deklarimin e tij për PreshevaPRESS.

Ekonomitë bujqësore të cilat i plotësojnë kushtet për aplikim të përshkruara më lartë, mund të aplikojnë në formë elektronike, derisa dokumentacionin e nevojshëm mund ta gjejnë në faqen zyrtare të Komunës së Preshevës në internet.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”