BIZNESET E BUJANOCIT PJESË E PANAIRIT NDËRKOMBËTAR TË GREQISË

Unioni i Bizneseve të Bujanocit, në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit dhe Odën Ekonomike – Zyrja ne Bujanoc organizojnë vizitë në Panairin Ndërkomebëtar të Kavellës/Greqi.


Është viti i dytë radhazi që në këtë mënyrë të organizuar nga ana këtyre 3 mekanizmave (Union, Oda dhe Komuna e Bujanocit) të cilat në vete ngërthejnë bizneset e Komunës së Bujanocit dhe Preshevës dhe u ndërtojnë ura lidhëse me bizneset e vendeve të tjera, vitin e kalur në një vend rajonal (Shqipëri), ndërsa këtë vit në një vend të Bashkimit Evropian (Greqi).

Për bizneset po bëhet shumë, do bëhet edhe më shumë duke u involvuar organizata që kanë kompetenca, sepse për bizneset jemi zotuar që do të ndërtojmë ura e jo mure (shprehet Lulzim Rashiti përfaqësues i bizneseve nga oda ekonomike).

Vlen të theksohet se Vitin e kaluar participuan në këtë vizite afër 40 biznese, ndërsa këtë vit mbi 40 biznese, gjithëherë duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e bizneseve të komunës së Bujanocit dhe në tërësi të Luginës së Preshevës. /LuginaLajm

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën