Bislimi: Kosova dënon padrejtësinë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë

Foto: KlanKS

Zëvendëskryeministri dhe kreu i ekipit negociator të Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka reaguar pas vendimit të Serbisë për të shkurtuar buxhetin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.


Përmes një reagimi në platformën X, Bislimi ka thënë se BE-ja këtë gjë nuk po e sheh si veprim të njëanshëm të Serbisë.

Ai është shprehur se Kosova dënon padrejtësinë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Kështu duket minoriteti më i diskriminuar në Evropë. Spastrimi etnik nëpërmjet metodave administrative, tash po vazhdohet edhe me shkurtimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Por, ndoshta BE-ja ende nuk e sheh këtë si veprim të njëanshëm të Serbisë. Prandaj, nuk ka nevojë për përshtatje dhe nuk ka shqetësim për implikimet për popullatën shqiptare. Kosova dënon padrejtësinë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ne qëndrojmë të fortë dhe të vendosur për ta luftuar për barazi dhe trajtim të drejtë”, shkroi Bislimi.

Related posts

Preshevë vazhdon të mbetet në fund të listës me pagat më të ulëta në rrethin e Pçinjës

Publikohen çmimet e reja të karburanteve në Serbi

Sinani nënshkruan kontratën për ndërtimin e parkut modern