BILANCI I COVID19 NË PRESHEVË E BUJANOC

Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka publikuar statistikat në lidhje me Covid19 në Preshevë dhe Bujanoc.


Sipas të dhënave nga shtabi republikan për menaxhimin e situatës me Covid19, në Bujanoc janë sheruar 28 persona dhe kanë ndërruar jetë 12 persona ndërsa në Preshevë janë sheruar 18 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona.

Në vazhdim njoftimi i plotë i shtëpisë së shëndetit në facebook:

CoVID ambulanca 05.08.2020

20 pacientë të paraqitur për kontrollë

2 pozitiv me test të shpejtë Elisa (mosha: 1949, 1952)

3 persona në gjendje të rëndë janë dërguar në spital, 2 në spitalin e Vranjës dhe 1 të Surdulicës

Zyrtarisht të dhënat nga shtabi Republikan i krizës ndaj Covid, në Bujanoc janë sheruar 28 persona dhe kanë ndërruar jetë 12 persona ndërsa në Preshevë janë sheruar 18 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona nga Covid-19.

Bujanoci në muajin korrik ka qenë në gjendje më të rëndë se sa Presheva, në Covid ambulancën janë kontrolluar 2032 persona ndërsa në Preshevë 296 persona!

Më shumë se 18.8 milionë raste të koronavirusit janë regjistruar në botë dhe më shumë se 11.3 milionë njerëz janë shëruar.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”