BIBLIOTEKA E QYTETIT ME RAFTE DHE LIBRA TË REJA

Me qëllim që çdo libër të jetë në raft, ekskluzivisht në dispozicion të lexuesit, biblioteka e qytetit është pajisur me rafte të rinj.

Librat tani janë vendosur në raftet e rinj, duke ia bërë më të lehtë lexuesve përcaktimin e për e radhës të librit.
Sektori për të vegjël tani më është finalizuar ku janë krijuar kushtet adekuate për të gjithë lexuesit.

Vendosja e tavolinës dhe ulëseve e për të vegjël, modifikimi i rafteve ekzistues, ridizajnimi i hapësirave duke e bërë me tërheqës për nxënësit dhe shumë investime të tjera që këtë sektorë e bëjnë të veçantë dhe të dalluar po thuajse nga shumë biblioteka.

Kur jemi tek inventari ,paralelisht një pjesë e rafteve janë siguruar edhe për nëndegën e fshatit Raincë, ku është paraparë që të hapet këtë vit, gjegjësisht në objektin multifunksional. Tani më janë ndarë edhe hapësirat, ku do të jetë nëndega me re e bibliotekës ‘’Mehmet Jusufi’’.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak