Bashar al Assad kërcënon: Pas turqve në veri, radhën e kanë amerikanët në lindje

Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, njeriu që po mbeht nga Rusia dhe Irani në pushtet ja ka mësyrë t’i përzë ata që ai i konsideron okupatorë nga Siria, synimi i tij është të “çliroj popullin e zemëruar dhe pakënaqur” në lindje të Sirisë. Në lindje të Sirisë gjenden trupat e forcave amerikane dhe aleatët e tyre vendas, që nuk pritet të e shohin si çlirim mësymjen e forcave të regjimit të Assad që nuk kishte kursyer asnjë mjet sikur ishin armët biologjike ndaj tyre.


Lufta civile që nisi në Siri si pjesë e asaj që atëherë quhej si “Pranvera Arabe” në vitin 2011’të pas protestave e pakënaqësive ndaj regjimit të presidentëve të dinastisë Assad në Siri. Ato nisën në Damask e Aleppo dhe më vonë u përshkallëzuan në konflikt të armatosur që u përshkallëzua dhe u shndërrua në një konflikt të përgjakshëm.

Assad tha se caku i radhës i ushtrisë së Sirisë, pas çlirimit të Idlib nga terroristët, do të jenë çlirimi rajoneve lindore të vendit, ku gjenden forcat e armatosura amerikane.

“Nga këndvështrimi ushtarak, caku i parë gjithsesi është Idlib. Është evidente se Turqia, me urdhrin e Amerikës, e ka investuar gjithë mundin që të pengojnë që Idlib të çlirohet, që të parandalojnë që të shkojmë drejt lindjes” tha Assad e shtoi se ai tanimë po bisedonte me njerëzit në lindje të vendit dhe negociatat po vazhdojnë pa pushim.

Ai shtoi se okupimi i këtyre rajoneve lindore po shkakton “zemërim dhe pakënaqësi ” tek njerëzit që jetojnë në atë rajone.

Të gjitha këto Assad jua tha medias ruse “Sputnik” natyrisht, pikërisht në kohën kur Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojMoskën për të negociuar me Presidenti e Rusisë, Vladimir Putin, për një marrëveshje për të ndaluar konfliktin mes Sirisë dhe Turqisë përreth bastionit të fundit të kryengritësve sirianë në Idlib.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif