Banorët e fshatit Tërrnavë mobilizohen kundër vendimit të Kuvendit, pritet kundërshtimi përmes peticionit

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Komunës së Preshevës, është rikthyer debati për fillimin e procedurave për një gurëthyes të ri.


Diskutimi rreth kësaj problematike pas seancës së parë të Kuvendit të Komunës së Preshevës për vitin 2025, ka vazhduar  edhe jashtë objektit të Kuvendit komunal.

Përmes një postimi në faqen e Bashkësisë Lokale Tërrnavë në rrjetin shoqëror Facebook, kryetari i kësaj bashkësie, Afrim Abdullahu, ka reaguar dhe shprehur kundër propozimit të votuar në Kuvend të Preshevës.

Abdullahu mes tjerash ka thënë se bashkarisht me Bashkësinë Lokale Miratoc dhe Norçë, do të mbajnë mbledhje dhe do të organizojnë një peticion për kundërshtimin e këtij vendimi dhe kësaj iniciative.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të kryetarit të Bashkësisë Lokale Tërrnavë, të publikuar në Facebook:

REAGIM:

Sot ne kuvendin komunal te Presheves, u miratua nje vendim mbi lejen e ndertimit te nje gurethyesi ne malet mbi fshatin tone Terrnave.

Per kete inicijative ne si bashkesi lokale as qe kemi qene te informuar e lere me te pyetur se a bene te lejohet a jo!
Me te aprovuar ky vendim nga kuvendi komunal ne cilesine e kryetarit te Bashkësia Lokale Tërrnavë kam marre shume telefonata nga qytetare te ndryshem(them te ndryshem ngase me kane telefonuar njerez te profesioneve te ndryshem si mjek,profesor,afarist,bujq..etj,.gjithashtu te te gjitha subjekteve politike qe veprojne ne lugine) nga fshati Terrnave po edhe bashkesite lokale Norçe e Miratoc, te cilet ishin kunder dhenies se lejes nga kuvendi komunal.

Neve si bashkesi lokale ne ditet ne vijim do te mbajme mbledhje dhe do te organizojme peticion kunder lejimit te ndertimit te nje gurethyesi ne fshatin tone.

Kryetari i BL. Tërrnavë
Afrim R Abdullahu
Terrnave 19.02.2025

Related posts

Seanca e I-rë e Kuvendit të Komunës së Preshevës për vitin 2025

Instituti Demokratik Mozaik promovon platformën “ValleyRights”

Instituti Demokratik Mozaik promovon Qendrën e Burimeve