Arsimtarët e “Prof. Ibrahim Kelmendi” japin përkrahje Bardhyl Bajramit për drejtor

Në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, mbrëmë u zhvillua mbledhja e posaçme për dhënien e mendimit të arsimtarëve mbi kandidatin për pozitën e drejtorit të shkollës, Bardhyl Bajrami.


Votimi u realizua në kuadër të konkursit të shpallur më 8 tetor 2025. Sipas të dhënave të komisionit, nga gjithsej votat e hedhura, 146 ishin pozitive, 16 negative dhe 4 të pavlefshme.

Procesi u zhvillua në përputhje me procedurat e rregullta të konkursit për emërimin e drejtorit të institucionit.

Ndryshe, Bardhyl Bajrami është emëruar në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj shkolle me vendim të Këshillit të përkohshëm më 26 qershor 2025, me pëlqim të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin