ARRESTIME PËR KEQPËRDORIME DHE KORRUPSION NË PRESHEVË

Divizioni Special Kundër Korrupsionit i Prokurorisë së Lartë Publike në Nish ka urdhëruar mbajtjen e punonjësve të CIP Beograd raporton gazeta serbe Bilic.


Janë arrestuar personat M.K. mbikëqyrësit të Institutit të Trafikut CIP, N.R, koordinator I institutit në fjalë, gruas së tij T,R, si dhe pronarit të kompanisë nga fshati Geraj në Preshevë A.S. dhe pronarëve të dyqanit “Elektrotim Amz” Beograd Z.L.

N.R. fillimisht, duke përdorur pozicionin dhe ndikimin e tij, inkurajoi M.K. të nënshkruaj si autoritet mbikëqyrës, se punët janë kryer edhe pse ato nuk ishin të përfunduara sipas projektit në Shkollën Fillore “Vuk Karadzic” në Preshevë, dhe për këtë shërbim nga pronari i firmës nga fshati Geraj A.S do të fitonte 1.200.000 dinarë.

Ai i pagoi paratë përmes faturave fiktive në llogarinë “Elektrotim Amz”, dhe më pas paratë u tërhoqën nga ajo llogari nga Z.Lj. i cili mbajti pesë përqind për vete dhe pjesën tjetër ia dorëzoi bashkëshortëve N.R. dhe T.R. të cilët mbanin një pjesë të atyre parave dhe pjesën tjetër ia dorëzuan M.K./rtvpresheva.com

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/