ARIFI TAKON LIDERËT E KOSOVËS NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN E PASAPORTAVE

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka realizuar disa takime me kryeparlamentarin Kadri Veselin, me zv kryeministrin Enver Hoxhaj dhe me kolonel Shaban Guda në lidhje me problematikën për udhëtimin me pasaporta të Serbise në drejtim të Republikës së Kosovës.


Sipas Arifit pas takimit, në rrjetin e tij social ka bërë të ditur se ka marrë premtime që së shpejti do të gjindet një modalitet për Shqiptarët e Luginës sa i takon kësaj çështje.

Ndërsa zv kryeministrin z. Enver Hoxhaj, pas takimit me Arifin ka shkruar se, Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Pa respektim të plotë të të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet e ardhmja e rajonit.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës