Arifi: Populli në Luginë i tha jo politikave përçarëse të Albinit

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale në Luginën e Preshevës, duke thënë se “përkundër mbështetjes së Albinit”, qytetarët e kësaj komune “i thanë jo politikave përçarëse të Albinit edhe në Luginë”.


Ai ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se, sipas tij, kreu i qeverisë së Kosovës “i shërben vetëm narratives së Beogradit”.

Arifi ka thënë se në Komunën e Preshevës, pas 8 vitesh fitore të njëpasnjëshme të Alternativës, qytetarët vendosen kësaj radhe një vërdikt tjetër, kurse në Bujanoc, kandidati nga radhët e Alterntivës Arbër Pajaziti është fituesi i zgjedhjeve.

“Nuk mbahet mend që të ketë pasur një pjesëmarrje kaq të ulët ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Preshevë. Ashtu siç ka qenë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku shqiptaret e Luginës i bojktotuan zgjedhjet për shkak të përçarjes së Kurtit nga Prishtina në Luginë. Albini, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare, pasi i shërben vetëm narratives së Beogradit. Njëkohësisht i kanë shërbyer 2 milion euro të vjedhura nga buxheti i Republikës së Kosovës për blerje votash. Jo çuditërisht edhe në këto zgjedhje lokale PVD-në e ka asistuar Dora e hekurt e Beogradit. Në Komunën e Preshevës, pas 8 vitesh fitore të njëpasnjëshme të Alternativës, qytetarët vendosen kësaj radhe një vërdikt tjetër. Gjithashtu ne Bujanoc, kandidati nga radhët e Alterntivës Arbër Pajaziti është fituesi i zgjedhjeve. Urime Arbërit për fitoren e merituar. Faleminderit të gjithë qytetareve votues nga Lugina që vendosën këto rezulatate për 4 vitet e ardhshme”, ka shkruar ai.

Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik ka shpallur fitore për kryetare të Preshevës në zgjedhjet që u mbajtën të dielën.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”