Video / Arifi ka akuzuar UÇPMB-në se ka arrestuar anëtarë të PVD-së gjatë luftës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të UÇPMB-së.


Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i ftuar në emisionin “Debat Plus” të gazetarit Ermal Pandurin në RTV Dukagjini,  derisa ka ka folur rreth situatës së krijuar së fundmi në Preshevë, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të UÇPMB-së, duke thënë se gjatë kohës së luftës në Luginë të Preshevës, UÇPMB ka arrestuar anëtarë të Partisë për Veprim Demokratik.

“Partinë e Shaip Kamberit, i ka majtën në kohë lufte në shtallë, i kanë mshelur. Si me thënë i kanë arrestuar.” ka thënë Arifi në emisionin Debat Plus.

Pas një heshtje disa sekondshe, ish ministri i drejtësisë Selim Selimi ka mohuar akuzën e Shqiprim Arifit, por ai ka vazhduar të përsëritë akuzën për UÇPMB-në.

Në vazhdim ju sjellim pjesën e emisionit Debat Plus të gazetarit Ermal Panduri, gjatë së cilës Arifi hedh akuza ndaj UÇPMB-së.

Related posts

Sot në Preshevë mbahet seanca e II-të e Kuvendit të Komunës

Boshllëku kulturor dhe izolimi social që po shuajnë të ardhmen e rinisë në Preshevë

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

/