ARIFI E MUSLIU TAKOHEN ME ZV.KRYEMINISTRIN E MAQEDONISË SË VERIUT ARTAN GRUBI

Delegacioni i Komunës së Bujanocit në përbërje të kryetarit Nagip Arifi dhe zëvendësit të tij Musliu, kanë takuar zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.


Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, Shqiprim Musliu ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, kanë realizuar një vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast kanë takuar zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

Musliu takimin e ka quajtur konsultativ dhe premtues në ndërtim të marrëdhënieve të ndërsjellta mes Bujanocit dhe Maqedonisë së Veriut.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Shqiprim Musliut të publikuar në profilin e tij në facebook:

Sot ne nje takim me zv/Kryeministrin e pare te Republikes se Maqedonise se Veriut, z.Artan Grubin diskutuam per mundesine e bashkepunimeve te perbashketa mes Qeverise se Maqedonise dhe Komunes se Bujanocit.

Nje takim sa konsultativ por edhe premtues per ndertimin e marredhenieve te ndersjellta te dy vendeve tona. Ne takim ishim bashke me kryetarin e Komunes z.Nagip Arifin, ku i shpalosem problemet me te cilat po ballafaqohen komuna e Bujanocit dhe qytetaret shqiptar te Lugines se Presheves.

Shkup,
15 tetor 2020

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”