ARDITA SINANI URON SHQIPTARËT ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës,

të nderuar motra e vëllezër Shqiptar kudo që jeni.

Më lejoni që nga zemra t’ua uroj këtë festë madhështore për të gjithë muslimanët e botës.

Duke qenë se këtë e karakterizon edhe obligimi tjetër fetar, që është Haxhi, lus Zotin fuqiplotë që të gjithë haxhilerëve nga komuna e Preshevës t’ua pranojë Haxhin, në të njejtën kohë t’i shpërblejë me të gjitha të mirat e Tij.

Lus Zotin që kjo festë e madhe e Kurban Bajramit, të na shërbejë të gjithëve në solidarizim me njëri tjetrin, paqë, mirësi, shëndet e tolerancë ndërvllazërore.

Me besimin e madh tek Zoti, dhe me shpresë në shpërblimet e Tij të pafundme, Ju uroj nga zemra Kurban Bajramin.

Me fat!

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës