Ardita Sinani rizgjidhet kryetare e degës së PVD-së në Preshevë

Pas përfundimit të zgjedhjeve në degën e Bujanocit, Partia për Veprim Demokratik sot ka përfunduar zgjedhjet partiake edhe në degën e Preshevës.


Me vota unanime të delegatëve, kryetarja e deritashme e Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është rizgjedhur për kryetare dege, Ilir Zylfiu është zgjedhur për nënkryetar dege, derisa Shkëlqim Mahmudi u zgjodh për sekretar të degës.

Delegatët e pranishëm gjithashtu kanë zgjedhur edhe kryesinë e degës së Preshevës prej 15 anëtarëve.

Kujtojmë se PVD muajve të fundit ka zhvilluar zgjedhje nëpër degët dhe nëndegët e saja në Preshevë dhe Bejunac, kurse procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar në degën e Medvegjës.

“E nderuar dhe mirënjohëse deri në përulje ndaj çdo anëtari të Kuvendit të Degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë që sonte në mënyrë unanime më rikonfirmuan për kryetare të Degës.” ka shkruar Sinani në rrjetin shoqëror facebook, pas rizgjedhjes së sajë në krye të degës së PVD-së në Preshevë.

Për anëtarë të Kryesis së Degës së PVD-së në Preshevë, Kuvendi ka zgjedhur: Shpëtim Haliti, Zulfi Rexhepi, Elbasan Sahiti, Gazmend Aliu, Fisnik Ahmeti, Flamure Imeri, Ardita Saqipi, Flutra Jahiu, Armend Beqiri, Sebush Sherifi, Nuredin Nuredini, Edita Asllani, Ridvan Tahiri, Bilall Bilalli, Besa Asllani si përfaqësuese e Forumit Rinor, dhe Fetije Bajrami si  përfaqësuese e Forumit të Gruas.

Përndryshe, Ardita Sinani, në krye të degës së PVD-së në Preshevë, për herë të pare është zgjedhur para 7 viteve, në muajin nëntor të vitit 2015, e që atëherë dega e PVD-së në Preshevë nuk ka organizar zgjedhje për organet e saja.

Ardita Sinani është e lindur më 15.11.1980 në Preshevë, shkollimin fillor dhe të mesëm i ka të përfunduara në vendlindje, derisa Fakultetin ekonomik- dega Menaxhment dhe informatike ka përfunduar në vitin 2003 në Prishtinë.

Sinani për vite të tëra punon si profesoreshë në gjimnazin e Preshevës, derisa deri në vitin 2004 ka qenë profesoreshë në gjimnazin e komunës së Bujanocit. Përveç punës si mësimdhënëse, Sinani për një vit ka qenë pjesë e kabinetit të Riza Halimi si kryetar i Preshevës.

Pas zgjedhjes së sajë në krye të degës së PVD-së në Preshevë, Sinani ka udhëhequr me Kuvendin e Preshevës, më pas me Komunën e Preshevës për disa muaj, derisa nga viti 2022, shërben si këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Luginën e Preshevës.

Nën udhëheqjen e Ardita Sinanit, Partia për Veprim Demokratik për herë të parë në vitin 2015 del si partia e 3-të në zgjedhjet lokale , pas PDSH-së dhe APN-së, duke ruajtur pozitën e tretë edhe në dy zgjedhjet lokale, atp të vitit 2019 dhe 2021.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”