APN përjashton këshilltarin Argjend Sherifi nga grupi i këshilltarëve në Kuvendin në Preshevë

Kryesia e Alternativës për Ndryshim, ka përjashtuar këshilltarin Argjend Sherifi nga grupi i këshilltarëve të APN-së në kuvendin komunal në Preshevë, thuhet në kumtesën e APN-së.


Kumtesa e plotë nga APN:

Në mbledhjen e fundit të kryesisë, të mbajtur në selinë qendrore, në mënyrë unanime u votua shkarkimi i Argjend Sherifi nga grupi i këshilltarëve si dhe përjashtimi i tij nga ALTERNATIVA për Ndryshim.

Pas deklaratave të tij të fundit për distancim dhe ndjekje të një agjende personale e cila kryekëput bie ndesh me aktivitetin e tij të deritanishëm brenda subjektit të ALTERNATIVËS si dhe për veprimet në kundërshtim me interesat publike dhe programin e subjektit ALTERNATIVA, e cila e zhvendosë atë si të orientuar dhe përcaktuar nga ndikimi i individëve me influencë të drejtpërdrejtë të Oligarkisë me ndërlidhje të errëta në Serbi.

Kryesia e ALTERNATIVËS për Ndryshim, qëndrimet e tij të fundit i hedh poshtë dhe i konsideron si shkelje të statutit, si dhe në kundërshtim të plotë me programin NDRYSHE për qytetin e Preshevës!

Shërbimi për Informim- Alternativa për Ndryshim
22 Tetor 2023

Kujtojmë se Sherifi është përfolur si personi mes APN-së dhe kompanisë Vijator, derisa pas distancimit nga APN, është afruar me PVD-në.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”