Analistët serb: Takimi në Uashington më parë do të surprizojë opinionin serb se sa Vuçiqin

Serbia ka pranuar agjendën për raundin e bisedemeve me Kosovën që do tëmbahet në Uashington më 4 shtator, ka thënë Presidenti serb, Aleksander Vuçiq. Mirë por, siç thot, pret të befasohet. Analistat thonë se pas takimit më e mundshme është të befasohet opinioni i Serbisë se sa vet Vuçiq.


Ftesa e cila nuk refuzohet – takimi me Presidentin amerikan, Vuçiq thot se do ta refuzonte derisa në tryezë në Shtëpinë e bardhë do të gjinden befasi në bisedimet me Kosovën.

“Për shkak se besoj që e di se çka mundet të përmbajëa befasia, përsëri, siç të them atë e ndjej, e jo se posedojmë informacione, më heret do ta refuzoja, ashtu që deri në atë përballje nuk do të vije” ka porositur Vuçiq.

Analisti Stevan Nedelkoviq vlerëson se vrasja e takimit të tillë nuk do të kalonte pa pasoja, e që politikanët serb nuk kanë treguar guxim nëpër takimet me përfaqësuesve të shteteve më të forta.

“Mendoj edhe kësaj here njejtë. Takimi do të zhvillohet në Shtëpinë e bardhë në atmosferë specifike parazgjedhore, dhe mendoj se në aso kushte, refuzimi nuk do të shihej me dashamirësi” tërheqë vërejtjen ai.

Serbia ka pranuar e agjendën me vetëm një pikë të papranueshme, thot Vuçiq, duke mos qenë i saktë për çka është fjala. E pranueshme në atë agjendë është ajo që edhe më herët është biseduar me komesarin e SHBA – Richard Grenell – pyetjet ekonomike.

“Hunda ime politike shpesh herë ka nuhatur mirë lloje të ndryshme e befasi të mundshme, edhe kurtha, edhe gjithçka tjetër” ka thënë Vuçiq.

Më herët do të mundet të befasohet opinioni publik në Serbi se sa vetë Presidenti, thot Dushan Milenkoviq nga Qendra për dialog shoqërir dhe iniciativat regjionale.

“Mendoj se vështirë është të befasohet presidenti, ky takim është përgatitur shumë gjat. Përfaqësuesit tanë, zakonisht, shumë keq e thonë atë që komunikojnë me shtetet e bashkuara, e gjithashtu edhe me bisedimet në Bruksel, sidomos para takimeve. Ashtu që nga mediat kosovare kemi mësuar për shtyerjen e këtij takimi nga 2 në 4 shtator, dhe shumëçka gjitgashtu”, thot ai.

Nedelkoviq thot se i tërë procesi është zhvilluar duke përjashtuar publikun.

“Ne sikur të jejojmë në shekullin e 19-të, ku monarkët bisedojnë me të dërguarit e vet për pyetjet kryesore politike, sikurse organet ligjvënëse nuk ekzistojnë fare dhe nuk janë të përfshirë në politikbërje.” kpa thënë ai./N1

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë