AMBASADA E BELGJIKËS NË BEOGRAD VIZITË LUGINËS SË PRESHEVËS

Ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës në Beograd, Koen Adam i shoqëruar me sekretarin e parë të ambasadës kanë qëndruar sot në Preshevë dhe Bujanoc, me ç’rast kanë takuar udhëheqësit e pushteteve lokale.

Kryetari i Bujanocit, z.Shaip Kamberi, ka njoftuar i pari për takimin me ambasadorin Adam e që gjatë një dreke pune kanë biseduar për problemet kryesore me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, me theks të veçantë në problematikat e përditshme si nostrifikimi i diplomave, sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe, rikthimin e gjykatës në Presheve etj.

“E njofotva ambasadorin Adam për nevojën e zgjidhjes së problemeve bazë, rikthimin e Gjykatës në Preshevë, nostrifikimin e diplomave nga Kosova, tekstet mësimore dhe rëndësinë e trajtimit të shqiptarëve si qytetarë të barabartë.” thuhet në komunikatën e Kamberit në llogarinë e tij në facebook.

Pas komunikatës së z.Kamberi, më vonë me njoftim të ngjashëm në facebook doli edhe i pari i Preshevës, kryetari Arifi, përmes së cilës theksoi se përveç tjerash u kërkua ndihma e Mbretërisë së Belgjikës për procesin e hapjes së kufirit Miratoc – Llojan.

“Ambasadorin e njoftova për situatën politike në Preshevë, problemet e qytetarëve tanë, që nga problemi i teksteve shkollore, mungesa e gjykatës themelore në vendin tonë dhe hapja e kufirit Miratoc–Llojan si nevojë e domosdoshme për qytetarët tanë.” thuhet në komunikatën e Shqiprim Arifit.

Pas takimeve me kryetarët e të dy komunave, delegacioni i ambasadës së Belgjikës në Beograd vizitën e tyre e vazhduan duke vizituar kampin e refugjatëve nga Lindja e Mesme, i cili gjendet në afërsi të kufirit Miratoc-Llojan. Gjatë vizitës së kampit për refugjat në Miratoc, delegacioni i ambasadës së Belgjikës u shoqëruan nga zëvendëskryetari i Preshevës.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”