Aliu: Autostrada Gjilan – Bujanoc drejt fundit, po angazhohemi të përfundojë në vitin 2023

Ministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë duke punuar maksimalisht që Autostrada e Gjilanit të përfundojë gjatë vitit 2023.


Njëherit, Aliu ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet edhe në zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc, përcjell PreshevaPRESS.

“Intensifikim i punimeve në Autostradën e Gjilanit, ku po punohet maksimalisht në të gjitha Lotet. Angazhim maksimal për ndërtimin e autostradës Gjilan-Dheu i Bardhë, me ç’rast po zhvillohen punime në të 8 (LOT-et) e kontratave ekzistuese. Njëkohësisht, po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc (nga rrethrrotullimi i fabrikës së baterive deri tek kyçja në Autostradë). Autostrada e Gjilanit po bëhet, e po angazhohemi maksimalisht që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, për të qenë gati për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Aliut në facebook:

🚜 Intensifikim i punimeve në Autostradën e Gjilanit, ku po punohet maksimalisht në të gjitha Lotet.

🛣️ Angazhim maksimal për ndërtimin e autostradës Gjilan-Dheu i Bardhë, me ç’rast po zhvillohen punime në të 8 (LOT-et) e kontratave ekzistuese. Njëkohësisht, po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc (nga rrethrrotullimi i fabrikës së baterive deri tek kyçja në Autostradë).

✅ Autostrada e Gjilanit po bëhet, e po
angazhohemi maksimalisht që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, për të qenë gati për të gjithë qytetarët.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë