Nesër, me datë 18 janar, fillojnë aktivitetet përkujtimore për Jonuz Musliun, themeluesin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, ish këshilltari politik i UÇPMB-së.
Të enjten, më 18 janar, fillojnë aktivitetet përkujtimore të Jonuz Musliu, ish këshilltari politik i UÇPMB-së, ish kryetari i KKSH-së, ish kryetarii Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe themeluesi i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Në vazhdimju sjellim agjendën e aktiviteteve, të publikuar nga Shqiprim Musliu, i biri i Musliut në facebook:
Të enjtën me 18 janar nisim aktivitetet në përvjetorin e 6-të të Ditëve përkujtimore të Jonuz Musliut.
Aktiviteti i parë është Ecje në Janar me fillim në ora 14:00 nga Dobrosini në Konçul për të vazhduar me Ndezjen e flakadanëve në ora 16:00 tek lapidari i Jonuz Musliut.
Ftoheni të na bashkoheni në aktivitetet përkujtimore për Jonuz Musliun, për të nderuar jetën dhe veprën e tij sublime për atdheun tonë🇦🇱