Institucioni kryesorë i cili merret me aktivitetet dhe jetën kulturore në Preshevë njihet me ermin Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”, por sot faqja e këtij institucioni ka ndryshuar emërtimin në rrjetet sociale.
Vite më parë, me themelimin e Teatrit të Qytetit në Preshevë si njësi administrative nën ombrellën e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, në vitin 2016, për herë tëparë është hapur faqja e këtij institucioni në rrjetin shoqëror facebook. Në këtë faqe janë prezentuar njoftimet dhe promovimet e të gjitha aktiviteteve kulturore që ndodhnin në kuadër të programit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.
Sot, më 19 gusht, institucioni kryesor kulturor në Preshevë, në këtë rast Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ka vendosur të ndryshojmë emrin e faqes së këtij institucioni në rrjetin facebook, nga i mëparshmi në Teatri i Qytetit “Preshevë”.
PreshevaPRESS ka provuar që të kontaktojë dhe marrë një përgjigje nga udhëheqja e institucionit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, por askush nuk ka kthyer përgjigje.
Kohës së fundit brenda menaxhmentit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe të punësuarve të Teatrit të Qytetit, PreshevaPRESS ka mësuat se është biseduar për urgjencën e emërimit të Drejtorit Artistik, pozitë kjo e cila do të dedikohej për menaxhimin e programit të Teatrit të Qytetit dhe pjesës kulturore të Shtëpisë së Kulturës, por nuk është arritur tek ndonjë plan konkret.
Ndryshimi i emërtimit të faqes zyrtare të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë, në rrjetin facebook, në Teatri i Qytetit “Presheva” mundë të shihet si një hap drejt pavarësimit të Teatrit të Qytetit nga Shtëpia e Kulturës në Preshevë.
Mirëpo, deri më tani, se a ekziston një plan për ndarjen e këtij institucioni në dysh, apo është veprim i njëanshëm i të punësuarve të Teatrit të Qytetit të Preshevës, mbetet të shihet ditëve në vijim. Deri sot nuk ka pasur asgjë deklaratë publike ose ndonjë plan për këtë çështje.