A PO PREZENTOHEJ PRESHEVA SI KOMUNË ME 13000 BANORË NGA ARIFI!?

Pas seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Preshevës e cila u mbajt dje dhe ndaloi legalizimin e zvogëlimit të numrit të popullsisë në Preshevë, dalin fakte që  Shqiprim Arifi gjithkund e kishte prezantuar Preshevën si komunë e banuar nga 13000 banorë.


Pika e parë e rendit të ditës në seancën e IV  të Kuvendit Komunal të Preshevës që kishte të bëjë me ndryshimin e Statutit të Komunës së Preshevës u largua nga rendi i ditës pas reagimi të opozitës që përmes këtij hapi nga i pari i Preshevës  po synohet të legjitimohet zvogëlimi i numrit të popullatës në Preshevë. Propozimin dhe diskutimet për largimin e kësaj pike nga rendi i ditës u përkrah nga Sami Salihu – i pari i Kuvendit të Preshevës e që si rezultat pati krijimin e një komisioni profesional që do të punojë në ndryshimet e Statutit.

Mirë po menjëherë pas aktualizimit të këtij problemi, filluan edhe të vërehej se Shqiprim Arifi gjithkund tani më kishte filluar ta prezantonte Preshevën si komunë e banuar nga vetëm 13000 banorë.

Kjo më së miri shihet në dokumentarin e realizuar nga televizioni gjerman ”arte tv”, një rrëfim personazhit të Shqiprim Arifit, e që pas publikimit u bë temë diskutimi në Preshevë, për shkak të cilit akuzohej kryetari i Preshevës se kishte shfrytëzuar buxhetin komunal për të promovuar veten.

Në këtë dokumentar të titulluar “Jashtë nga Serbia” e të publikuar më 26 maj të këtij viti në kanalin e artetv në YouTube, në mes të dy minutave të para të dokumentarit, më saktësisht 25 sekonda pas minutit të parë, Presheva prezantohet si komunë e populluar nga 13000 banorë.

A është kjo mënyra si e ka prezantuar Shqiprim Arifi gjithkund Preshevën, e që dje përmes ndryshimit të numrit të anëtarëve të Këshillit Komunal në Komunën e Preshevës u tentua që të legalizohet edhe me Statut zvogëlimi i numrit të popullatës që jeton në Komunën e Preshevës, mbetet të shihet ditëve në vijim.

Edhe pse kjo qe temë shumë e rëndësishme dhe Kuvendi Komunal i Preshevës punoi edhe gjashtë orë pas diskutimit të kësaj problematike, Shqiprim Arifi as gjatë seancës së Kuvendit e as pas saj nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me këtë problematikë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”