Nuk ka indikacione për një valë të re të pandemisë Covid19 në Preshevë

Nuk ka indikacione për një pandemi të re, kështu tha mjeku i përgjithshëm në Shtëpinë e Shëndetit “Presheva” në Preshevë, Desaret Murati për PreshevaPRESS.


Ai shtoi se koha e virozave këtë vit ishte më i theksuar dhe problemet shëndetësore te pacientët ishin më të ndërlikuara . Tablloja klinike tek të prekurit ishte më e rëndë se sa në sezonet e kaluar. Shumë të prekur zhvilluan Pneumomi (kallje te mushkrisë).Tek një numër i vogël i tyre u detektua Sars Coronavirus shtoi mes tjerash Murati. Edhe pse kjo valë ende po vazhdon , hapat për parandalimin e zgjerimit duhet të merren nga secili që ndjen plogështin trupore.

‘’Meqë koha e virozave ende nuk ka përfunduar, është e nevojshme të merren masa për parandalimin e virozave. Parandalimi më i mirë ndaj gripit është vaksinimi që zakonisht aplikohet në muajin tetor. Ushqimet e pasura që përmbajnë shumë vitaminë C, zink dhe beta-glukan. Pemët dhe perimet, por edhe turshitë duhen të zënë vend në tryezen tonë. Këto të fundit përmbajnë klutura me probiotik, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në imunitetin e njeriut’’, ka thënë Murati për PreshevaPRESS.

Vetkontrolli shpie deri në gjendje kritike te pacientët, prandaj në më të voglin dyshim të gjithë qytetarët duhet ti adresohen mantilbardhëve dhe të marrinDesade rekomandimet e duhura, ndryshe gjendja shëndetësore mund të përkeqësohet dhe të shpie deri në Pneonomi.

‘’Konsultimi me mjekun duhet patjetër të bëhet në rastet me temperaturë trupore mbi 39°C dhe një kollë që persiston më shumë se 5 ditë. Përdorni i vitaminës C, Paracetamol, Tylolhot dhe suplemente të tjera (asnjëherë mos përdorni antibiotik pa konsultimin e mjekut). Pasojat e virozave nëse nuk trajtohen mundë të komplikohen me Pneumoni, Sinuzite, Otite’’ përfundon prononcimin për PreshevaPRESS, mjeku Desaret Murati.

Pa dallim moshe, të gjithë qytetarët duhet të kujdesen me mënyrën se si vishen, çka konsumojnë dhe sa aktiv janë.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak