3.5 milionë njerëz kanë humbur betejën nga koronavirusi që nga fillimi I pandemisë më shumë se një vit më parë. Të dhënat u publikuan nga Universiteti Johns Hopkins nga ku konkretisht numri I të vdekurve është 3 487 480 viktima.
Rastet totale të të infektuarve janë 167 996 661 ndërsa në gjithë botën janë shëruar 149 336 256 persona nga virusi Covid.
Shtetet e Bashkuara dominojnë në listën e vendeve me më shumë raste , konkretisht 33 143 246 pasuar nga India me 26 752 447 pastaj vazhdon Brazili me 16 120 756 ndërsa në vend të katërt renditet Franca me 5 667 331 raste të prekura nga Koronavirusi.