19 studentë vdesin pas rënies së zjarrit në konvikt

Në qytetin Surat në perëndim të Indisë studentët sot vdiqën pas rënies së zjarrit konvikt lajmëruan policia induse, shumë të tjerë janë shtrirë në spital.

Policia lajmëroi se zjarri ra gjatë orëve të mësimit ndërtesën katër katëshe, ata lajmëruan  se të gjithë studentët janë gjetur. Ata njoftuan se 19 prej studentëve kanë vdekur, pasi ishin bllokuar në ndërtesë pasi zjarri kishte kapluar edhe shkallët, katër prej viktimave kanë vdekur pasi kërcyen prej dritareve, thanë zyrtarët për agjencionin e lajmeve The Press Trust of India.

Zyrtarë të provincës Gujarat po hetojnë për arsyen e rënies së zjarrit. Zjarri kishte kapluar katin e tretë dhe të katërt të ndërtesës. Rënia e zjarreve në ndërtesa është ngjarje e zakonshme në Indi pasi rregulloret e sigurisë nuk zbatohen si duhet në Indi.

Kjo ngjarje e uli festivitetin e fitores në zgjedhje të Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, i cili reagoi për ngjarjen, që bëri kërkesë që institucionet e provincës Gujarat të ju ndihmojnë njerëzve të prekur nga kjo tragjedi.

Në muajin shkurt ndodhi që në një hotel në New Delhi ra zjarr ku vdiqën së paku 17 persona.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif