MUSTAFA PËR MIRËNJOHJEN HEDH TOPIN TEK DIPLOMACIA AMERIKANE

Ragmi Mustafa i cili ishte kryetar i Preshevës për 12 vjet (2004 – 2016) ka dhënë një deklaratë të çuditshme në një seancë të kuvendit komunal në Preshevë në lidhje me mirënjohjen që i pati dhënë Vuçiqit.

Gjatë vizitës së Vuçiqit, ai i dha një mirënjohje për të cilin u kritikua shumë edhe nga politika edhe nga popullata shqiptare gjithandej, gjë që edhe ishte faktori kryesor që dërgoi Mustafën dhe PDSH-në në opozitë. Disa vjet më pas, saktësisht gjatë seancës së II-të të Kuvendit Komunal të Preshevës, të mbajtur më 18.03.2019, z.Mustafa ka thënë se amerikanët i thanë të veprojë ashtu. Përgjegjsinë për mirënjohjen që Mustafa i dhe Vuçiqit e hedh tek amerikanët.

Po ju sjellim fjalimin e plotë të z.Mustafa:

“Në kohën e migrimit shumë të madh të popullit të përvuajtur të Sirisë dhe kalimi i tyre në vitin 2015, jo më pak se 15 mijë në ditë. Kryeministri atëhershëm i Serbisë ishte nisur për t’i vizituar ata, por rrugën ia kanë shtrembëruar ata të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, autoritet që janë dhe kanë qenë për atë kohë aty dhe i gjithë koordinimi ka qenë nëpërmjet amerikanëve.

Të njëjtat efekte të ngjashme ka pasur edhe në Republikën e Kosovës, prej kryeministri të atëhershëm të Republikës së Kosovës, kaq ka shku që edhe në Gorazhdec iu ka përul viktimave për të cilat e ka ditur shumë mirë se ato kush i ka bë. Megjithatë akte të tilla politike në politikën globale janë porositura gjithmonë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Edhe një fletëfalënderim që ka qenë fund e krye provokues, asnjë fjalë mirënjohëse nuk është thënë për këtë motivacion, për këtë motivacion, për këtë motivacion. Asnjë motivacion nuk është përmendur, por ka qenë përfundimisht një porosi e amerikanëve me ç’rast efektet e mirësjelljes tonë këtu dhe në Republikën e Kosovës prej autoriteteve qendrore e ka pru në këtë situata sot që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë dhe mbështetin korrigjimin e kufijve.”

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak