Aksidenti fatal në Preshevë, policia kërkon shoferin që iku nga vendi i ngjarjes

Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një biçiklisti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën lokale mes fshatrave Leran dhe Geraj, në afërsi të Preshevës.


Sipas të dhënave të konfirmuara nga Policia e Vranjës, viktima është një 54-vjeçar nga fshati Ashanë i komunës së Preshevës, i cili po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një automjet në lëvizje. Nga goditja e fuqishme, ai ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shoferi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe policia po zhvillon një hetim intensiv për identifikimin dhe kapjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në segmentin e vjetër të magjistrales Preshevë–Bujanoc, afër fshatit Geraj.

Banorët e zonës shprehen të tronditur nga rasti dhe theksojnë se kjo rrugë është shumë e frekuentuar, por shpeshherë e pasigurt për biçiklistët dhe këmbësorët për shkak të mungesës së ndriçimit dhe infrastrukturës mbrojtëse.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS