Aksident i rëndë në Bujanoc, një fëmijë i lënduar rëndë

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi pasditen e së dielës, më 30 mars, në aksin lokal Levosoje – Samolicë në komunën e Bujanocit, ku u përplasën një veturë BMW dhe një Peugeot.


Sipas informacioneve nga policia, si pasojë e aksidentit, një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Fëmija fillimisht u trajtua në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, ndërsa më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Nishit për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, policia njoftoi se përplasja ndodhi kur të dy automjetet po lëviznin në kahe të kundërta. Përveç fëmijës së plagosur, të lënduar mbetën edhe shoferi i BMW-së dhe një pasagjer nga Peugeot.

Hetimet mbi shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet kompetente kanë kryer ekspertizën në vendngjarje me urdhër të prokurorisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

PreshevaPRESS

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

PreshevaPRESS