Ahmeti: Lista e përbashkët e shqiptarëve në Luginë do të dëshmonte vetëdijen dhe aftësitë e subjekteve politike

Koordinatori për të drejtat e komuniteteve në zyrën e Presidentit të Kosovës, Zijush Ahmeti, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e parakohshem parlamentare të shpallura në Serbi.


Ahmeti përmes një postimi në facebook, ka apeluar tek subjektet politike shqiptare në Luginë që pa humbur kohë të fillojnë konsultimet rreth formimit të një liste të përbashkët gjithëpërfshirëse për zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Serbi, të shpallura për 17 dhjetor 2023.

Lista e përbashkët do të dëshmonte vetëdijen dhe aftësinë organizative të subjekteve politike shqiptare si dhe do të eliminonte përçarjen si te faktori politik po ashtu edhe te elektorati.” ka shkruar mes tjerash Ahmeti në facebook.

Ai ka thënë se edhe për shkak të afatave ligjoree kohore, do të duhej të arritet marrëveshje për një listë të përbashkët zgjedhore, gjë që do të dëshmonte vetëdijen dhe aftësinë organizative të subjekteve shqiptare në Luginë.

Ndryshe, Ahmeti ka qenë zyrtar i lartë për Certifikim dhe Regjistrim të Subjekteve Politike në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës në periudhën tetor 2004 deri në qershor 2008, kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në listën e PDK-së.

Në komunën e Preshevës, Ahmeti ka qenë këshilltar në kuvendin komunal në Preshevë dhe udhëheqës i grupit të këshilltarëve dhe koordinator në zyrën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Ahmetit të publikuar në facebook: 

Lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor 2023

Subjektet politike në Luginë, është e nevojshme dhe atë pa humbur kohë, edhe për shkak të afateve kohore, të fillojnë konsultimet rreth arritjes së marrëveshjes për një listë të përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Lista e përbashkët do të dëshmonte vetëdijen dhe aftësinë organizative të subjekteve politike shqiptare si dhe do të eliminonte përçarjen si te faktori politik po ashtu edhe te elektorati.

Do të mobilizonte elektoratin për pjesëmarrje në zgjedhje e jo të kundërtën iritimin dhe mos daljen fare në votime.

Do të mundësonte përfaqësim më të madh në numër, prej së paku tre deputetëve.

Do të krijonte një marrëdhënie krejtësisht tjetër ndërmjet subjekteve politike, një frymë më bashkëpunuese dhe bashkërenduese në funksion dhe për qëllim të mbrojtjes, promovimit dhe avancimit të pozitës dhe interesave të shqiptarëve.

Të bashkuar dëshmojmë, seriozitet, pjekuri politike, aftësi organizative, si dhe përfaqësim dhe mbrojtje të interesit nacional me dinjitet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu: Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbështetë bujqit shqiptarë në Luginë

PreshevaPRESS

Kamberin tash e tutje me më shumë minuta në Parlament të Serbisë, krijohet grupi i ri parlamentar

PreshevaPRESS

Vizita surprizë e Lulzim Bashës në Luginë, takon Sinanin dhe Mustafën në Preshevë

PreshevaPRESS