AGJENDA E TAKIMEVE TË DELEGACIONIT TË KOSOVËS GJATË VIZITËS SË SOTME

Vizita e delegacionit së Qeverisë së Republikën e Kosovës në Luginën e Preshevës, nën udhëheqjen e Ministres për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Melizaj Haradina-Stublla, dhe Ministrit të Drejtësisë Selim Selimi, sot fillon me kryetarin e Preshevës, Shwiprim Arifi.


Pas takimit në Komunën e Preshevës me kryetarin Arifi, i cili do të realizohet nga ora 10:30 deri në ora 11:30, Ministrat Kosovarë do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, duke vazhduar më pas në takim me përfaqësuesit e sektorit privat në Preshevë.

Me të përfunduar këtë takim me sektorin privat në Preshevë, në ora 12:30, i cili nuk është konfirmuar se ku do të realizohet, delegacioni i Qeverisë së Kosovës do të udhëtojë për në Bujanoc.

Në Komunën e Bujanocit takimi i parë është paraparë për ora 14:30 në selinë e Këshillit Kombëtarë Shqiptar, ku do të takohen me kryetarin e këtij institucioni, Ragmi Mustafa, pas të cilit do të mbajnë konfernecë të përbashkët për media.

Periudha mes orës 15:30 dhe 16:15 është rezervuar për deputetët e posazgjedhur shqiptar nga lista Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar, në zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi.

Takimi i fundit gjatë kësaj vizite parashihet të realizohet me fituesin e zgjedhjeve lokale në Bujanoc i cili është paraparë të përfunsoj në orën 16:50, kur edhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës do kthehet në Prishtinë përmes vendkalimit kufitar Dheu i Bardhë./PreshevaPRESS

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS