Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, sot edhe zyrtarisht u bë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të shkollës, ku drejtori i deritanishëm, Zejni Fejzullahu i ka dorëzuar detyrën, drejtorit të sapoemëruar, Admir Nazifit dhe i ka uruar suksese në ketë pozitë.
Pranim-dorëzim i detyrës u realizua në zyrën e drejtorit të shkollës, pak ditë pasi që ministri i Arsimit ka emëruar për ushtrues detyre, Admir Nazifin, profesor i lëndëve të ekonomisë.
Sipas ligjit mbi arsimit e mesëm, Admir Nazifi do ta ushtroj funksionin e drejtorit për gjashtë muaj, periudhë kohore kjo në të cilën do të duhet të shpallet konkursi për mandate të plotë të drejtorit.