ADMINISTRATA POLICORE E VRANJËS JEP DETAJE RRETH ZHDUKJES SË BESNIK OSMANI

Kanë kaluar gjashtë ditë nga zhdukja e preshevarit Besnik Osmani, në zonën kufitare mes Preshevës dhe Gjilanit.


Gjatë ditës së djeshme në faqën e Komunës së Preshevës u publikua lajmi se Shtabi Komunal për Situata të jashtëzakonshme me kërkesë të familjarëve të personit të zhdukur, kanë dalur në kërkim për ta gjetur atë në karadakun e Preshevës.

Në pyetjen e PreshevaPRESS rreth këtij rasti, Zëdhënësi i Administratës Policore në Vranjë është përgjigjur se janë në dijeni të rastit dhe se po hetojnë atë.

“Stacioni Policor i Preshevës, respektivisht Administrata Policore në Vranjë, mundë të ju konfirmojë se më 24.03.2020 është paraqitur rasti “Personi i zhdukur” i cili ka të bëjë me personin në fjalë B.O. nga fshati Geraj.” ka shpjeguar Administrata Policore në Vranjë për PreshevaPRESS.

Organet e hetuesisë të AP Vranjë po merren me rastin në fjalë, dhr për ju mundemi të konfirmojmë se personi në fjalë ka kaluar pikën administrative mes Serbisë dhe Kosovës më 13.03.2020, derisa kontaktin me familjen e ka humbur më 24.03.2020″ përfundon përgjigja e zëdhënëses së Administratës Policore në Vranjë për PreshevaPRESS.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS