Trajnimi për regjistruesit në komunën e Preshevës / Foto: fb/Komuna e Preshevës

A po manipulohet regjistrimi i shqiptarëve në Luginë? Bislimi e Mustafi alarmojnë ndërkombëtarët

Pas raportimeve të PreshevaPRESS për shpërndarjen e informacioneve të pasakta rreth numrit të shqiptarëve të regjistruar në Luginë të Preshevës, kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptar, Ragmi Mustafi, kanë alarmuar se po manipulohet me regjistrimin e popullatës në Medvegjë. 


Reagimi i parë ka ardhur nga zvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të martën e 11 tetorit, i cili ka kërkuar përfshirjen e OSBE-së në procesin e regjistrimit të popullsisë shqiptare që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pasi sipas tij, kështu do të parandalohen manipulimet.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se është duke kërkuar përfshirjen e OSBE-së në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevë.

“Agresivitet dhe pengesa selektive gjatë procesit të regjistrimit të shqiptarëve në Serbi. Veçanërisht në Medvegjë, ku janë vetëm tre komisionerë shqipfolës dhe që të gjithë janë vendosur në zona që nuk janë të banuar me shqiptarë. Urgjentisht të përfshihet OSBE për të parandaluar manipulimet”, ka shkruar Bislimi.

Tutje, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të Medvegjës që t’i përgjigjen regjistrimit.

“Akoma më urgjente është që të gjithë shqiptarët e Medvegjës të regjistrohen në mënyrë masive në javët në vijim”, ka përfunduar Bislimi.

Ndërkaq, në Serbi nga fillimi i muajit tetor ka filluar regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Lidhur me këtë çështje, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në veçanti ata të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i përgjigjen pozititivisht regjistrimit të popullsisë që zgjat deri më 31 tetor.

“T’i përgjigjeni pasivizimit, duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, është shprehur Kurti, përmes një videomesazhi, me fillimin e procesit të regjistrimit.

Pas Bislimit, sot, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror facebook ka reagur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Mustafi ka thënë se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar monitorim ndërkombëtare dhe të pavarur të procesit të regjistrimit të popullatës në komunën e Medvegjës, për shkak mangësive dhe mosrealizimit në tërësi të normave mbi regjistrimin e popullsisë, pas refuzimit të kreut komunal të Medvegjës për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të shqiptarëve. 

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar monitorim ndërkombëtare dhe të pavarur të procesit në komunën e Medvegjës, për shkak mangësive dhe mosrealizimit në tërësi të normave mbi regjistrimin e popullsisë. Pas refuzimit të kreut komunal të Medvegjës për t’i dhënë zgjidhje kërkesave tona dhe angazhimit të Misionit të OSBE-së, BE-së dhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” ka shkruar mes tjerash Mustafi.

Tutje Mustafi ka numëruar problemet e hasura derimë tani gjatë proçesit të regjistrimit të popullsisë në komunën e Medvegjës, kur janë në pyetje shqiptarët. 

Mes tjerash si problematika numërohen numri i vogël i regjistruesve shqiptarë në komunën e Medvegjës, e që janë të angazhuar vetëm 3 shqiptar nga 21 regjistrues në total, më pas ka thënë se 2 nga regjistruesit që njohin gjuhen shqipe nuk janë të vendosur në vendbanimet ku popullata shqiptare ku është e koncentruar, dhe sipas informacioneve që ka KKSH, regjistruesit nuk janë duke e kryer regjistrimin sipas rregullave dhe sipas të dhënave që i japin respodentet.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, të publikuar në rrjetin shoqëror facebook: 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS