Java e fundit e shkurtit pritet të mbajë me mot të butë ka njoftuar të dielën.
Me vranësira paradite e më pas me intervale me diell do të mbajë moti të hënën. Mot i ngjashëm do të jetë edhe gjatë së martës.
Të mërkurën parashihet të mbajë mot i butë, kryesisht me vranësira dhe erë.
Sipas njoftimit, reshje të dobëta shiu pritet të ketë gjatë së enjtes dhe të premtes.
Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 17 gradë Celsius ditëve të para të javës, e më pas zbresin në 12 e 14 gradë Celsius. Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 4 e 8 gradë Celsius.
Gjatë këtyre ditëve do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.