Kur bëhet fjalë për një ndryshim në jetën tuaj, e gjitha qëndron në përpjekjen tuaj, enegjinë që vini në punë për t’ia arritur qëllimit. E kur flasim për arritjen e një ndryshimi të nevojshëm, i referohemi tri ligjeve të Njutonit: Ligji i Inercisë, Ligji i Veprimit dhe Kundërveprimit, Ligji i Forcës.
Këto tri ligje të lëvizjes mundësojnë marrëdhëniet që veprojnë mbi një objekt dhe lëvizjes së objektit. Dhe referuar temës së ndryshimit, bazuar në këto tri ligje, psikologët shpjegojnë se tërheqja nga një diçka që vijon të mbetet e njëjtë brenda jush apo forcat destabilizuese që iu tërheqin mbrapsht, e bën më të vështirë arritjen e këtij ndryshimi.
“I gjithë universi punon për këtë ndryshim. Por nëse ju vijoni të qëndroni në vend, nuk do mund t’ia arrini. Duhet që vrulli të mposhtë rezistencën. Ky vrull do të marrë një drejtim dhe do vazhdojë të ecë në të. Nëse ju përvetësoni një ndryshim, një zakon apo sjellje të re, ajo do të kthehet në zakon.” shpjegojnë psikologët.
Të përvetësuarit e një zakoni të ri është diçka që iu merr kohë, por duhet t’ia dilni. Iu rendisim 10 zakone të nevojshme që do iu bëjnë të ndiheni të shëndetshëm mendërisht dhe të lumtur.