Zhduket helikopteri i NATO-s në ujërat e Mesdheut midis Greqisë dhe Italisë

Një helikopter ushtarak kanadez raportohet të ketë humbur rreth 50 milje larg ishullit grek të Kefalonia-s.


Lajmi u bë i ditur të mërkurën, fillimisht nga forcat ajrore greke. Kryeministri kanadez Justin Trudeau më vonë konfirmoi incidentin duke thënë se kishte biseduar edhe me ministrin e tij të Mbrojtjes, Harjit Singh.

“Përditësimet do të sigurohen sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi Trudeau, duke thënë se po zhvillohen operacionet e kërkim-shpëtimit. Po kështu, edhe ushtria kanadeze tha se “përpjekjet e kërkimit vazhdojnë”.

Sipas Forcave Ajrore të Athinës helikopteri Cyclone CH-148 u ngrit nga një fregatë kanadeze si pjesë e disa stërvitjeve ushtarake.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS

Përmbyset avioni në pistë në aeroportin e Torontos, plagosen 15 persona

PreshevaPRESS