Zaev: Legalizimi i marihuanës ka potencial të madh, por për ligjin do të dëgjohet zëri i njerëzve

Në legalizimin e marihuanës, Kryeministri Zaev sheh një mundësi për potencial serioz ekonomik të vendit dhe sukses në luftën kundër përdorimit të narkotikëve të rënda. Ai në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, nuk premtoi miratimin e ligjit, duke theksuar se deputetët do ta dëgjojnë zërin e popullit.


Siç tha Zaev, gjatë zbatimit eventual të ligjit, ai fillimisht do të zbatohej në zona të caktuara të vendit:

“Së pari do të jetë në qendrat turistike. I permenda: Ohrin, Strugën, Resnjën, Dojranin, Mavrovën, Berovën, por edhe Shkupi është qendër e madhe turistike … në rrethana të tilla mund të shkojmë fillimisht me kafeteritë, pastaj mundim ta legalizojmë kudo, në kushtet e plotësuara, por edhe kjo do të varet nga debati. Qytetarët mund të vendosin të mos lejohet, mund të lejohet pjesërisht … Unë do shkoja hap pas hapi që të jemi më të kujdesshëm”, tha Zaev.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

PreshevaPRESS

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

PreshevaPRESS

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

PreshevaPRESS