YLBER VELIU: QYTETARËT KANË HUMBUR BESIMIN NË SHTËPINË E SHËNDETIT

Duke mos dashur të përsëritet në lidhje me rebalancin e buxhetit për vitin 2020, këshilltari i PDSH, Ylber Veliu, ka folur për shtëpinë e shëndetit dhe punën e saj gjatë pandemisë Covid19 në Preshevë.


Duke folur për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid19, tekniku i shtëpisë së shëndetit dhe këshilltari i PDSH-së, Ylber Veliu, ka thënë se falë vetëdijesimit të lartë të qytetarëve, duke cekur lëshimet e shtëpisë së shëndetit.

Ylber Veliu, i punësuar në shtëpinë e shëndetit, mes tjerash, sot gjatë punimeve të Kuvendit Komunal të Preshevës ka thënë se nëse analizohet puna e shtëpisë së shëndetit në Preshevë gjatë pandemisë Covid19, shihet qartë se qytetarët e Preshevës nuk kanë aspak besim në këtë institucion.

“Situata që e kaluam, ka treguar se besimi i qytetarëve në shëndetësi për shkak se nuk kemi nivelin sekondar si regjion, ka treguar besim të ulët të qytetarëve. Unë vet kam qenë rregullisht duke punuar dhe kemi vërejtur se numri i pacientëve gjatë kësaj periudhe është zvogëluar shumë në shtëpinë e shëndetit” ka thënë Veliu.

Veliu gjatë fjalimit ka vënë në pah probleme të padëgjuara deri më tani, duke cekur raste kur pacientë nga Presheva kanë qenë të detyruar të kërkojnë ndihmë shëndetësore nëpër ordinanca private, gjë që në një rast Veliu thotë se një pacient ka paguar 1360000 RSD për një operacion.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS