Vihet gurthemeli i Zonës Industriale në Preshevë

Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka pritiur në takim ekipin e punës për menaxhim të granteve ndërkombëtare EU PRO+.

Pas këtij takim, Mustafa së bashku me ekipin e tij dhe të Kryetares së Komunës, vizituan Zonën Industriale në fshatin Çukarë, ku dhe hodhën gurthemelin e parë bashkë me përfaqësuesit e UNOPS-it.

Projekti për fazën e parë është kontrakfuar në vlerën njëqindekatërmbëdhjet milion dinarë, tender të cilin e ka fituar kompania ndërtimore vendore Saba Bellça, e me të cilën Mustafa ka nënshkruar kontratë një ditë para se Sinani të zgjidhej kryetare e Komunës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë shënon Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor

PreshevaPRESS

Aksidenti fatal në Preshevë, policia kërkon shoferin që iku nga vendi i ngjarjes

PreshevaPRESS

Në vendimin për ndihmat financiare për studentët në Kosovë përfshihen edhe studentët nga Lugina

PreshevaPRESS