Video / Hill e Braathu takim me Arifin: Komunikimi i nivelit lokal me atë qendrorë po ecë

Ambasadori amerikan, Christopher Hill dhe ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu kanë zhvilluar takim me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.


Ambasadori Hill u shpreh se është i lumtur që gjendet këtu, shkruan Titulli.com.

Ne jemi të intersuar që Serbia të ketë suksese dhe se rrugëtimi i saj drejtë BE-së është i vështirë. Është me rendësi komunkimi mes nivelit lokal dhe atij qendrorë dhe kjo vizitë na ka ndihmue me kuptue si po ecë në këtë drejtim, u shpreh ambasadori Hill.

Jan Braathu u shpreh se e njehe këtë rajon dhe Ballkani shumë mirë duke e pasë një përvojë të gjatë.

“ Jam i sigurt si do të ecin punë edhe planin 7 pikësh për përmirësimin e gjendjes së pakcisës shqiptare në këtë rajon”, theksoi Braathu.

Kjo ishte dita e dytë e vizitës së Ambasadorit amerikan, Christopher Hill në këtë rajon.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Dështon takimi i paraparë mes Kryetarit të Trupit Koordinues dhe atij të KKSH-së, shkak flamuri kombëtar shqiptar

PreshevaPRESS

Vizita e Martinoviq dhe Mitroviq në Preshevë

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

PreshevaPRESS