Vazhdojnë punimet për projektin e Zonës Industriale në Çukarkë

Dje në hapësirën e Kuvendit të Komunës së Preshevës është prezentuar  plani i detajuar strategjik, modeli i menaxhimit dhe identiteti i ri vizual për Zonën Industriale “Çukarka”.


Në këtë prezantim ishin prezent përfaqësues të vendimmarrjes lokale dhe partnerët ndërkombëtarë, përfaqësues të agjencisë UNOPS, të cilët kanë mbështetur këtë proces.

Thelbi i prezantimit ishte ndryshimi i paradigmës së trajtimit të pronës komunale, strategji e cila synon transformimin e Zonës Industriale “Çukarka” nga një parcelë e thjeshtë ndërtimore në një “produkt investiv” të rregulluar, të sigurt dhe të gatshëm për treg. 

Në prezantim u detajua se zona është e projektuar për të mbështetur logjistikën moderne, infrastruktura e së cilës përfshin:

  • Modelin “Neutral Host” për telekomunikacion, ku komuna ndërton infrastrukturën pasive optike për të gjithë operatorët.
  • Siguri të Integruar: Përdorimin e kamerave me analitikë dhe njohje të targave (ANPR) për siguri maksimale.
  • Efiçencë Energjetike: Ndriçim inteligjent LED dhe përgatitje për energji të rinovueshme.

Ndërtim Modular: Inkurajimi i objekteve montazhore për hyrje të shpejtë në treg dhe fleksibilitet.

Pjesë e prezantimit ishte edhe lançimi i identitetit vizual të zonës, me logon e re moderne dhe sloganin “Logjistikë. Shpejtësi. Investim i Sigurt”. 

Ky takim është vazhdimsi e një procesi mbi 20 vjeçar që nga fillimi i investimeve në këtë zonë e që ende nuk po i shihet fundi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS