Trupi Koordinues do të shpërndajë çanta për nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Trupi Koordinues përmes një komunikate për mediat ka njoftuar se do të shpërndajë çanta për nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.


Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Nenad Mitroviq, të hënën, me 2 shtator, do të shpërndajë çanta dhe pajisjet shkollore për nxënësit e klasës së parë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në ora 08:00 do të bëhet vizitë në shkollën fillore “Dragomir Trajkoviq” dhe shpërndarja e çantave dhe pajisjeve shkollore për nxënësit e klasës së parë në Zhbevc të Bujanocit.

Më pas do të vazhdojë në shkollën fillore “Selami Halaçi” dhe shpërndarja e çantave dhe pajisjeve shkollore për nxënësit e klasës së parë në shkollën e fshatit Rahovicë të Preshevës, nga ora 09:30

Në 10:30 – vizitë në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” dhe shpërndarja e çantave dhe pajisjeve shkollore për nxënësit e klasës së parë në Stacionin Hekurudhor në Preshevë.

Derisa në ora 13:30 shpërndarja e çantave dhe pajisjeve shkollore për nxënësit e klasës së parë do të vazhdojë në shkollën “Muharem Kadriu” në Tërrnoc të Bujanocit.

Me datë 3 shtator do të shpërndahen në komunën e Medvegjës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS