Java e ardhshme do të sjellë një rritje të numrit të njerëzve të infektuar, ka vlerësuar epidemiologu Dr. Branislav Tiodoroviq dhe njoftoi se është e mundur që në disa qytete, të tilla si Beogradi, Vranja ose Arilje, masat të shtrëngohen.
“Javën në vazhdim do të kemi të dhëna më të qarta të numrit të njerëzve të infektuar. Duhet pritur një rritje sepse periudha e inkubacionit kalon nga kthimi i njerëzve prej pushimeve dimërore. Fatkeqësisht, kemi edhe këto situata me mbajtjen e ahengjeve në qytet. Është e qartë se na pret një javë, e cila do të rezultojë me rritje të konsiderueshme të numrit të të infektuarve”, tha Tiodoroviq në programin e mëngjesit “Wake up” të TV Nova S.
Ai thekson se nuk ka asgjë kundër njerëzve të cilët bëjnë homazhe për të ndjerin Gjorgje Ballasheviq, por kërkon nga të gjithë ata që shkojnë për homazhe të tilla të mbajnë maska dhe të kujdesen për masat epidemiologjike.
Sipas vlerësimit të tij, rritja e të infektuarve mund të pritet në mesin e popullatës që punon, si dhe popullatës më të re.
Siç thekson ai, situata epidemiologjike në Serbi është ende e pafavorshme, dhe në qytete të tilla si Vraja, Beogradi ose Arile, mund të ketë një situatë emergjente dhe shtërngim të masave.
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.