The Telegraph: Karaibet e Europës, në Shqipëri

Karaibet e Europës i gjeni në Shqipëri, shkruan tabloidi britanik “The Telegraph” i cili i referohet veçanërisht Ksamilit.


“Me ujërat e tij bruz, rërën e bardhë dhe palmat, qyteti bregdetar shqiptar i Ksamilit ofron një version ekonomik të plazheve tropikale,” thuhet në artikull.

“Me gjithë shqetësimin mbi emigracionin shqiptar që po zien, fillova të imagjinoja një rrëfim alternativ të britanikëve “të uritur” për diell, që dynden në drejtim të kundërt për të kërkuar pak rreze dielli karaibike. Kështu që vendosa të bëj një vizitë për ta parë tamam se si bëhej ky krahasim,” shkruan Mark Stratton.

The Telegraph thekson po ashtu se Ksamili, një qytet i vogël, i mbrojtur nga tre ishuj të gjelbër në det, është i mbushur me hotele, restorante dhe bare.

“Britanikët, gjermanët dhe italianët zënë tre vendet e para. Njerëzit vijnë për 310 ditë me diell çdo vit dhe çmime vërtet janë të mira”, shkruhet më tej në artikull.

Në shkrim flitet edhe për Butrintin, një nga tre Trashëgimitë Botërore shqiptare të UNESCO-s, Gjirokastrën e gurtë, Porto Palermon e të tjera mrekulli të natyrës shqiptare.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS