Thaçi: Mbetja në fuqi e tarifës pengesë serioze që pamundëson bashkëpunimin dhe investimet e reja amerikane në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe vendimeve të mençura e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet me SHBA-në.


Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë.

Mesazhi i Thaçit

Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në. Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë.

Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompeo dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien.

Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në.

Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike. HTH

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 6.1, lëkundjet ndihen në disa qytete

PreshevaPRESS

Çfarë duhet të dini rreth fillimit të kontrolleve të reja kufitare në aeroportet zvicerane

PreshevaPRESS

Gjermania shfuqizon programin e përshpejtuar për marrjen e shtetësisë

PreshevaPRESS