TECH FORUM 2025: Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Cyrih

Për herë të parë në Cyrih do të mbahet Forumi shqiptaro-zviceran, që në fokus ka Teknologjinë e Informacionit (TI) dhe Inovacionit.


Qëllimi i këtij takimi është të bashkojë ndërmarrës dhe kompani shqiptaro-zvicerane të sektorit të Teknologjisë së Infomacionit IT dhe Inovacionit Zvicër – Kosovë.

Forumi mbahet të marten, më 11.03.2025, nga ora 13:00 deri në orën 19:00, në Muzeun e Fiffas në Cyrih.

«CONNECT. PITCH. GROW»: Të lidhesh. Të lansosh. Të rritesh. Kjo ngjarje unike bën bashkë kompanitë B2B dhe vendimmarrësit për rrjetëzim biznesi të strukturuar mirë dhe me energji të lartë. Prezantoni ofertat tuaja, zbuloni mundësi të reja dhe ndërtoni lidhje domethënëse në një format efikas dhe atraktiv.

Specialistë do të prezantojnë zgjidhjet e tyre inovative dhe do të ndajnë përvojat e tyre para një audience prej mbi 100 personash, nga Zvicra dhe Kosova. Histori suksesi, të padëgjuara më parë.

Kjo ngjarje do të promovojë për herë të parë figura të njohura më me ndikim në sektorin e Teknologjisë së Infoamcionit (TI) dhe Inovacionit.

Për të rezervuar vendin klikoni në link: Tech Forum 2025 in Zürich | Kurse: Berufliche Bildung

ARTIKUJT E NGJASHËM

Ulet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

Vuçiq akuzon studentët se përmes bllokadave po shkatërrojnë ekonominë e Serbise

PreshevaPRESS

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton një muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh

PreshevaPRESS