Të enjten ndalen reshjet, moti pritet të kthjellet në mbrëmje

Gjatë ditës do të jetë më ftohtë, kohë pas kohe me erë. Paradite vende-vende do të ketë reshje të ulëta shiu e nga mesdita reshjet pushojnë, derisa në mbrëmje pritet kthjellim.


Ditëve të ardhshme fusha anticiklonike nga Europa qendrore do të shtrihen mbi rajon. Të enjten paradite vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta shiu, e nga dita e premte do të mbajë mot kryesisht me diell. Masa të ftohta ajrore që kanë depërtuar, do të kushtëzojnë mot më të ftohtë, në aspektin termik.

Nga dita e shtunë, masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin sërish rritje të temperaturave edhe mbi 20C.

Të dielën pasdite, një tjetër front i ftohtë nga pjesët veriore të kontinentit do të kaloj mbi vend, ku do të sjell kushte për reshje shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Temperaturat minimalet do të zbresin në 4C deri 6C, e maksimalet dy ditëve në vijim do të luhaten nga 14C deri 18C, e në fundjavë nga 21C deri 23C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS