TAKIMET E DELEGACIONIT NGA LUGINA GJATË DITËS SË PARË TË VIZITËS NË SHBA

Një delegacion nga Lugina e Preshevës, i përbërë nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, nënkryetarja Ardita Sinani dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Washingron DC, me ç’rast kanë zhvilluar takime tejet të rëndësishme me kongresmenë amerikan dhe përfaqësues të Ligës shqiptaro-amerikane.

“Gjatë vizitës në Washington DC, bashkë me n/kryetaren e PVD- sē Ardita Sinani dhe kryetarin e PDSh-së Ragmi Mustafa, veç takimeve që patëm me përfësues të Ligës shaiptaro-amerikane, ne Kongresin e SHBA takum kongresmenë nga radhet e Demokratëve dhe Republikanëve me ç’ rast u takuam edhe me liderin e rebublikanëve, kkngresistin Kevin Mec Carty.
Ditët në vijim në pritje të takimeve të ndryshme që do të kemi në Shtëpinë e përfaqësuesve të SHBA” – ka shkruar kryetari Kamberi në facebook.

Vlenë të theksohet se delegacioni nga Lugina e Preshevës, ka takuar edhe kongresistin e njohur Xhozef Diogardin i cili ka qenë përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kodovës.

Gjatë ditëve në vijim Kamberi, Sinani e Mustafa do të takojnë edhe përfaqësues të lartë në Shtëpinë e Bardhë në Washington. /LuginaLajm

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

PreshevaPRESS

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

PreshevaPRESS