SULM TERRORIST NË HOLANDË

Të paktën një person vdiq dhe disa u plagosën kur një person i panjohur hapi zjarr mbi njerëzit në një tramvaj në Utrecht të Holandës.

Policia tha se nuk përjashton mundësinë e një sulmi terrorist, transmeton zeri.info. Zëdhënësi i policisë holandeze Jost Lanzage tha sot se sulmi me armë në tramvaj në Utrecht mund të ketë pasur një motiv terrorist.

Sulmi ndodhi herët në mëngjes në periferi të qytetit dhe policia bllokoi rrugët rreth skenës së sulmit. Kryeministri holandez Mark Rute tha se qeveria ka formuar një shtab krize. Një dëshmitar okular u tha medias lokale se pa katër burra që gjuanin në shesh, pastaj ikën në drejtime të ndryshme.

Njësia antiterroriste e policisë dhe ekipe mjekësore gjenden në vendin e ngjarjes. Sulmuesi u arratis, konfirmoi një zëdhënës i policisë. Policia njoftoi gjithashtu se tre helikopterë u dërguan në ndjekje të tij. Sheshi rreth stacionit të tramvajit u bllokua pas të shtënave, njoftoi media lokale.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS